Kapen 2000 kapsolla eksplozivësh, arrestohen “tregtari” nga Përmeti dhe blerësit nga Durrësi

2000 kapsolla elektrodetonatore që përdoren për shpërthime me eksplioziv u sekuestruan në Durrës. Në pranga përfunduan një 32 vjeçar nga Përmeti që do ti shiste dhe dy të rinj nga Durrësi si blerës.

Tre të rinj u arrestuan ditën e Verës në Durrës ku u sekuestruan 2000 kapsolla elektrodetonatore që përdoren për shpërthimin e eksplozivëve.

Municionet luftarake ishin sjellë në qytetin bregdetar nga 32=vjeçari nga Përmeti, Arif Qerimaj.

Sipas burimeve policore ai do tua shiste ato dy të rinjve nga Durrësi.

Vendtakimi ishte lënë zona e Shkëmbit të Kavajës.

Por policia e Durrësit kishte marrë informacion për trafikun e municioneve, ndaj ndërhyri në kohën e shkëmbimit të detonatorëve.

Arif Qerimaj që do të ti shiste përfundoi në pranga bashkë me Xhem Vakajn 22 vjeç dhe 18-vjeçaren Lorenca B.

Dy të rinjtë banues në Durrës do të blinin municionet, por mbetet e paqartë se për çfarë do ti përdornin më tej.

Veç sasisë prej 2000 kapsolla elektrodetonatore, në makinën e 22- vjeçarit Vakaj policia sekuestroi dhe një pulovër si ato të Policisë me simbole të Policisë, një kapuç dhe një thikë.

32-vjeçari nga Përmeti pritet të merret në pyetje në vijim për të mësuar ku i kishte marrë kapsollat, ndërsa dy të rinjtë nga Durrësi për qëllimin e blerjes së tyre.

Paralelisht po punohet për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikimin e municioneve luftarake.

Operacionet e vazhdueshme të policisë së Shtetit konfirmojnë lulëzimin e tregut të zi të armëvë, ndërsa vendi është përfshirë nga ngjarje të rënda kriminale që kanë prodhuar viktima e të plagosur.

Sipas të dhënave bombat me telekomandë po shiten deri në 3000 euro.

Kapen 2000 kapsolla eksplozivësh, arrestohen “tregtari” ngaKapen 2000 kapsolla eksplozivësh, arrestohen “tregtari” ngaKapen 2000 kapsolla eksplozivësh, arrestohen “tregtari” ngaKapen 2000 kapsolla eksplozivësh, arrestohen “tregtari” ngaKapen 2000 kapsolla eksplozivësh, arrestohen “tregtari” nga