Shfaqet në kinematë e vendit filmi “Shenjestra”

Filmi me metrazh të shkurtër “Shenjestra”, premiera e të cilit është shfaqur ditën e djeshme në kinematë e Tiranës. Një film aksion që ka bërë bashk Elvis Bicin dhe Besnik Tafallarin, aktori nga Kosova i cili shpeshherë është komentuar edhe si sozia e Jason Stathasm.

Në këtë film bëhet fjalë për një zënkë mes dy aktorëve të cilët në fund i sqarojnë. Ajo që i bëri bashkë këto 2 aktorë ishte dashuria e tyre për kombin. Elvis Bici na tregoi se ky film u prit shumë mirë. Filmi 15 minutash ka dalë nga pritshmëritë e tyre pasi pati sukses.

Titulli i këtij filmi ka qenë ideja e Besnik Tafallarit. Në këtë film dy aktorët na treguan momentin më emocionues i tyre është fundi i tij pasi janë emocionuar shumë. Besnik Tafallari na tregoi se “Njerëzit më thonin gjithmonë që un i ngjaja një aktori shumë të njohur”.

Kjo gjë ka shënjuar edhe fillimin e karrierës së tij. Aktorët na treguan dhe për projektet e reja për një film po me të njëjtën tematikë, por këtë herë do jetë me metrazh të gjatë.