Lamtumirë Qemal Kërtusha! Mbahen homazhet për "bilbilin" e Durrësit

Këngëtarit Qemal Kërtusha iu dha lamtumira e fundit në Durrës, qytetin të cilit i këndoi dhe ku u kthye në një figurë ikonike. Bashkëkohësit e vlerësuan mes këngëtarëve më të mirë burra.

Durrësi i dha lamtumirën e fundit Qemal Kërtushës, këngëtarit të mirënjohur dhe aq të dashur që u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare në qytetin të cilit i këndoi dhe u kthye në ikonë.

"Qemali gjithë jetën ja kushtoi këngës dh vdiq me këngë."

Homazhet në nder të artistit që cilësohet ikonë e qytetit bregdetar u mbajtën në Teatrin Aleksandër Moisiu.

"Ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e artit."

Kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe drejtues vendorë e ligjvënës i dhanë aty lamtumirën e fundit.

Në mesin e viteve 60, Qemal Kërtusha arriti kulmin e suksesit ndërsa gjatë karrierës arriti mbi 1000 këngë të kënduara në skenë apo të regjistruara.

Qemal Kërtusha ka lindur më 27 tetor të vitit 1931 dhe mbante titujt “Artist i Merituar” dhe qytetar nderi i Durrësit.