Fjalimet thyejnë blindimin e qeverisë. Rama me masa të forta por protestuesit nuk thyejnë asnjë xham

Blindimi i dyerve të qeverisë dhe numri i madh i policëve nuk i dha asnjë zgjidhje qeverisë. Pas katër ditësh protestash, Këshilli i Ministrave vendosi të tërhiqet nga deklarata se nuk ndërhyn në tregun e lirë. Madje teksa tubimi kishte nisur u diskutua dhe heqja e taksës së karburantit.

Kryeministria u blindua të premten në mbrëmje, (11 mars 2022)  pas deklaratave se këtë të shtunë (12 mars 2022) do të zhvillohej një protestë kombëtare me kërkesat për uljen e çmimeve.

Masat shtesë vazhduan dhe në mëngjes, kur makinat ujëhedhëse dhe efektivë të shumtë policie u vendosën në selinë e qeverisë, e cila po ashtu nisi dhe mbledhjen urgjente për të marrë masa pas situatës ekonomike të krijuar sipas Edi Ramës nga lufta në Ukrainë.

Masat u dukën të kota sepse pavarësisht pjesëmarrjes masive në asnjë moment nuk u regjistruan incidente por vetëm fjalime, përmes të cilave duket se dhe qeveria ndryshoi.

Pavarësisht se Kryeministri i ka cilësuar protestat të nisura prej personave të shpallur "non grata", pjesëmarrja dhe qëndrimet folën ndryshe.

Madje në protestë nuk u lejuan as deklarata politike, duke e zbritur një ish-banor të zonës së Astirit nga shkallët kur tentoi të fliste për opozitën.

Deklaratat e Kryeministrit se tregu është i lirë dhe nuk mund të ndërhyjë, duket se sërish nuk ndryshuan.

Rama u përgjigj edhe njëherë se gjithçka ka të bëjë me situatën e luftës.

Fjalimet thyejnë blindimin e qeverisë. Rama me masa të forta por