8 marsi, aktivistja Adriana Kalaja: Duhet të forcohet legjislacioni që mbron gratë

Sot në ditën ndërkombëtare të gruas në emisionin e pasdites “Jeto me orën” një panel u shpreh ja përse duhet të protestojnë gratë shqiptare në ditën e sotme. 

Për të folur më shumë rreth kësaj teme, të ftuar ishin Irena Shabani gazetare, Entela Hidri, eksperte në fushën sociale dhe Adriana Kalaja, aktiviste për të  Shabani në studio u shpreh se në vendin tonë, femrat ende nuk kanë një pozicion, ku nuk përjashtoi faktin se tek kjo ndikon mbështetja që partnerët atyre u japin.

“Femra në vetvete nuk është e pozicionuar fortë, jo vetëm për shkak të forcës së saj, por edhe nga mënyra sesa mbështetje kanë nga partnerët e tyre. Kam lexuar dikur një shprehje të Naim Frashërit, që thotë një vendi shikoj sa e fortë është femra. Ndërsa, Adriana u ndal në një tjetër mentalitet të popullit shqiptarë, ku tha se “gruaja është parë si ajo femra që qëndron në shtëpi dhe kujdeset për fëmijët, burrin, punët e shtëpisë, etj”

Pavarësisht kësaj ajo tha se kohët e fundit ka pësuar një progres dhe “apeloi” duke thënë se duhet të forcohet legjislacioni që mbron gratë.

Ndërkohë, Entela u shpreh se “unë besoj se kemi problem dhe hendek të madh në procesin e edukimit, pasi ne jemi qenie sociale dhe duhet të fillojmë të kërkojmë ndryshim nga vetja. Më tej ajo tha se, nëse një nënë e edukon djalin e saj se femra nuk preket në këtë drejtim do të kemi një tjetër realitet në shoqëri. Më tej Irena, solli në vëmendje dhe ndau me publikun një rast që kishte shënjuar në jetën e saj. 

“Mua më ka mbetur në mendje një vajzë që, u martua shumë e re dhe u dhunua nga bashkëshorti i saj. Pavarësisht kësaj ajo ja doli të jetonte. Shkoi edhe në komisariat, por fakti që bashkëshorti i saj punonte në këtë profesion kishte pafund pengesa.

Dhe në fund arriti të marr kujdestarinë e fëmijës së saj, dhe tashmë jeton jashtë. Është një histori që shumë më ka prekur dhe gjithmonë do e kujtoj si një histori suksesi”, tha Shabani. Ndërsa, aktivistia Kalaja përmendi rastin e dhunimit të 6 vjeçares në zonën e Kamzës disa muaj më parë, që u dhunua nga i ati.

“Të gjithë besoj se e mbajnë mend rastin që ndodhi disa muaj më parë, ku një 6 vjeçare u dhunua nga babai i saj në Kamëz. Nëna e vajzës përveç se do përballej me dhunën e vajzës, por edhe me opinionin publik. Pavarësisht se edhe nëna ishte fajtore për këtë histori, këtu dua të përmend edhe një element tjetër që gjykatësi mori vendimin e duhur në lidhje me këtë masakër”, përfundoi Kalaja. Kujtojmë që, 8 Marsi u miratua nga konferenca ndërkombëtare e gruas në 1910. 

Gratë asokohe kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë. Sot gratë kanë arritur shumë më shumë se dje por ende ato shihen në shumë vende të botës si inferiore ndaj burrave dhe jo vetëm.