Dokumentari për arkitekturën nën komunizëm

Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka sjellë këtë të mërkurë për publikun kolanën e re të librave dhe filmin dokumentar për arkitekturën nën komunizëm.

Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” ka sjellë për publikun e gjerë një kolanë të re  studimesh dhe memuaristikë për periudhën e diktaturës komuniste.

“Instituti librat i shpërndan falas, një pjesë mund t’i marrin sot, një pjesë mund t’i marrin kur të duan.

Këtë të mërkurë u shfaq edhe film dokumentari për arkitekturën në periudhën e komunizmit, i cili sjell trashëgiminë arkitektonike dhe planifikimin urban të periudhës komuniste, përmes një udhëtimi nëpër Tiranë.

Gjurma e kësaj arkitekture ndikon edhe sot te publiku shqiptar, thotë studiuesi Ergys Mërtiri.

“Gjurmët e arkitekturës janë akoma në qytetin tonë dhe siç janë gjurmët e kësaj arkitekture janë gjurmët e vet regjimit mbi ne. Ka një arkitekturë psikologjike të shoqërisë sonë që buron nga ky regjim dhe është pjesëmarrëse në jetën tonë të përditshme. Këto lloj gjurmësh janë dhe probleme që kemi  dhe sot."

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë kanë sjellë për publikun një sërë studimesh, ekspozitash dhe seminaresh shkencore për ta njohur më mirë të shkuarën diktatoriale të vendit që ajo të mos përsëritet më.