Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainën lindore ndërsa numri i të vdekurve rritet
Trupat ukrainase kalojnë pranë trupave të të rënëve pas luftimeve kundër forcave ruse dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia pranë fshatit Zolote, ndërsa Nikolay Kolya, i quajtur "Xhaxhai" rrëfen historinë e tij të pritës.
Të dielën Rusia sulmoi pozicionet e ushtrisë ukrainase pranë Zolote, në rajonin lindor të Luganskut, me viktima që pasuan nga të dyja anët dhe ushtarët rusë u detyruan të tërhiqen pasi humbën tre tanke dhe automjete luftarake këmbësorie.
Sergej, një ushtar 29 vjeç shprehet se ata janë pajisur me kamuflazh dhe çizme speciale, ndërsa zona ëhstë ka bomabardime të shumta.
“Janë me kamuflazh, me çizme speciale, kështu që dinë ku të shkonin. Këtu ka shumë bombardime, nuk e di, zor se është këmbësoria e zakonshme.”
Ndërsa "Xhaxhai" Kolya tregon se si kanë bërë pritë ndaj tankeve ruse, duke shkatërruar 2 prej tyre, së bashku me 6 rusë të vrarë.
“Erdhën 2 tanke dhe mjete luftarake të këmbësorisë, ndanë pozicionet, na anashkaluan. Vendosa të bëja pritë sepse duhet të dëboheshin nga këtu. Kështu që mora disa njerëz të besueshëm dhe bëra një pritë për ta. E dini rezultatin? Minus 2 tanke dhe 1 automjet luftarak të blinduar, 6 njerëz të vdekur dhe nuk e di sa të lënduar."
