Skulptura 9000-vjeçare, kompleksi neolitik u zbulua në shkretëtirën juglindore të Jordanisë

Një zbulim i madh arkeologjik shënohet në shkretëtirën juglindore të Jordanisë. Bëhet fjalë për një skulpturë 9 mijë vjeçare, në vendin që besohet se është një instalacion unik ritual, i dedikuar për gjuetinë e gazelave.

Një kompleks neolitik me gdhendje guri 9000-vjeçare është zbuluar në shkretëtirën juglindore të Jordanisë. Gjetja u regjistrua nga një ekip arkeologësh jordanezë dhe francezë. Vendi besohet të jetë një instalacion unik ritual i dedikuar për gjuetinë e gazelave dhe përmban kurthe gjigante guri të njohura si "qiftet e shkretëtirës", të cilat studiuesit thonë se janë skulpturat më të vjetra në botë të ndërtuara nga njeriu.

"Ky është i vetmi model arkitekturor i këtij lloji i njohur deri më tani në mbarë botën në një kontekst neolitik," sipas zbuluesve të projektit. Këto gdhendje të rralla antromorfike janë disa nga shprehjet artistike më të vjetra në Lindjen e Mesme dhe ekipi thotë se altari dhe vatra përdoreshin për flijime."

Ky zbulim i fundit u bë në tetor 2021 nga Projekti Arkeologjik Badia Juglindore (SEBAP), i kryesuar nga Mohammad B. Tarawneh dhe Wael Abu-Azizeh, të cilët kanë hetuar rajonin për dekadën e fundit.

Kurthet e gjuetisë së "qiftit të shkretëtirës" përbëhen nga mure të gjata guri, të cilat e çonin gjahun në një rrethim në të cilin mund të mblidheshin, dhe u zbuluan për herë të parë nga ekipi në zonën e Jibal al-Khashabiyeh në vitin 2013. Kjo çoi më pas në zbulimin e kampeve të përdorura nga gjuetarët.

Arkeologët thonë se zbulimi i ri jep një pasqyrë të shprehjeve krijuese dhe shpirtërore të këtyre njerëzve të lashtë. Gjetje të tjera përfshijnë një gur altari ritual, një vatër, një koleksion të rregulluar me kujdes prej rreth 150 fosilesh detare, si dhe figurina kafshësh dhe objekte stralli.