Mes bombardimeve lindi jeta, përjetimet e tmerrshme të nënës nga Ukraina që u detyrua të lindte në bodrum

Një bodrum i ftohtë me korridor dhe dhoma të vogla nga të dyja anët, i përdorur më parë si garderobë për stafin e spitalit. Karrige, stola të konsumuar dhe djepa për të porsalindurit. Ky është vendi ku Mariia Shostak, 25 vjeç, takoi për herë të parë djalin e saj.

Ai lindi në Kiev më 25 shkurt, ose vetëm "ditën e dytë" të luftës gjithëpërfshirëse të Rusisë. Lajmi për pushtimin e mëtejshëm të Rusisë në Ukrainë e gjeti Shostakun në repartin e spitalit. Mjeku u përpoq ta qetësonte duke bërë shaka: Mos ki frikë! Gratë lindën edhe në Leningradin e rrethuar.”

Por infermieret dukeshin të hutuara dhe pëshpëritën se nuk kishin udhëzime se si të vepronin.

Shostak kishte kontraktime kur ranë sirenat e alarmit.  Infermieret e ndihmuan të hipte në një karrige me rrota dhe të zbriste në bodrumin e spitalit.

Ajo nuk fjeti atë natë pasi kontraktimet e saj bëheshin gjithnjë e më intensive.

Shostak lindi në bodrumin e spitalit ku ishte strehuar. Ajo u përpoq të lindte në mënyrë natyrale, por pas 5 orësh ju nënshtrua operacionit.

"Nëpër gjumë dëgjova peshën e djalit tim, 4.09 kilogram."

Kishte një tjetër alarm për sulm ajror kur burri i saj u shfaq në bunkerin e spitalit. Menjëherë pas kësaj, forcat ruse goditën një ndërtesë banimi pranë spitalit.

“Unë dhe bashkëshorti im u ulëm në korridorin e strehës, duke tundur me radhë fëmijën. Ishte koha më e vështirë për mua, sepse para dhe pas lindjes, këmbët më ishin fryrë tmerrësisht. Unë thjesht doja të shtrihesha në shtrat, "tha ajo.

Ajo u përpoq të qetësohej duke mos lexuar lajmet për bombardimet.

"Ishte e vështirë të injoroje zhurmën e raketave që godisnin aty pranë", tha ajo.

Më 1 mars, Shostak dhe djali i saj dolën nga spitali. “Sigurisht, e imagjinova krejt këtë ndryshe. Doja të isha e rrethuar nga familja, miqtë, lulet, për të bërë disa foto”, tha Shostak. “

Por ne u larguam sa më shpejt të ishte e mundur nga spitali, përfundoi ajo, shkruan kyivindependent