Ndodhi brenda natës, rritje e frikshme e çmimit të gazit në SHBA
Sulmi ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë shënuar një rritje të paprecedentë të çmimit të gazit natyror dhe naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara.
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rritje të frikshme në harkun e 24 orëve, të cilën shoferët u shprehën se nuk e kishin parë që nga Uragani Katrina në vitin 2005.
Çmimi mesatar kombëtar për një gallon gazi u shënua 3,84 dollarë, ose e thënë ndryshe 1,01 dollarë për litër.
Ky është çmimi më i lartë i regjistruar që nga shtatori i vitit 2012 dhe 11 cent më shumë se një ditë më parë duke shënuar kështu një rritje të paprecedentë brenda natës.
Çmimet e gazit janë rritur pothuajse me 10% nga dita në ditë dhe pothuajse 50% me një vit më parë.
Të shtunën Kalifornia u bë shteti i parë që regjistroi shifrën më të lartë prej 5% dollarë për gallon ose 1,32 dollarë për litër.
Të premten edhe çmimi i naftës brent të papërpunuar ishte 118 dollarë për fuçi dhe 7% më shumë se e enjtja.
Kujtojmë që në SHBA, nafta e papërpunuar ishte mesatarisht rreth 74 dollarë për fuçi në dhjetor të vitit të shkuar.
Rusia është një nga prodhueset më të mëdha të naftës së papërpunuar dhe gazit natyror duke prodhuar 10% të furnizimit të të gjithë botës dhe 40% të BE-së.
Ndërsa SHBA-të shpenzojnë më pak se sa prodhojnë.
Vitin e shkuar Shtetet e Bashkuara importuan 245 milionë fuçi nafte dhe benzine nga Rusia ose 25% më shumë se në 2020-n duke e bërë Moskën burimin e tretë më të madh të karburanteve pas Kanadasë dhe Meksikës.