Presidenca: Erdogan i kërkon Putinit të shpallë armëpushim në Ukrainë dhe të nënshkruajë marrëveshjen e paqes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 13:50
Presidenti turk Tajip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha zyra e tij.
Në një deklaratë pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Erdogan deklaroi se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.
"Presidenti Erdogan përsëriti thirrjen e tij "le të hapim rrugën për paqen së bashku", tha zyra e tij.
“Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”.
