"Putin e Zelenski po vriten nga zilia"

Një manastir orthodhoks në qytetin e Lvivit në Ukrainë ka marrë përgjegjësinë për të strehuar dhjetëra familje të cilët braktisën shtëpitë e tyre në Kiev dhe vende të tjetra.

Shërbyesit e manastirit morën ndërtesa të braktisura për t’i kthyer në qendra sociale për familjet dhe fëmijët në nevojë menjëherë sapo filloi lufta.

Pasi filloi lufta, manastiri shërbeu si qendër sociale, para së gjithash ndihmuam fqinjët, fëmijët dhe gjithë ata që kishin nevojë.

Iniciatori i kësaj nisme humanitare, njëherazi prift në manastir Jov Ollshanski e krahason luftën aktuale dhe dy presidentët rus e ukrainas, Putin dhe Zelenski me dy personazhe nga bibla që në zanafillën e njerëzimit.

 Kjo është sigurisht një histori rreth Kainit dhe Abelit, të cilët nga zilia vranë njëri-tjetrin. Presidenti rus është sot Kaini i cili nuk kishte frikë të kundërshtonte vëllanë e tij Abelin, për shkak të zilisë, për shkak të interesave të tij dhe me shumë gjasa për shkak të krenarisë, kundërshtoi të gjithë Ukrainën dhe popullin ukrainas.

Prifti u shpreh gjithashtu se u tha besimtarëve që të mbronin sovranitetin e Ukrainës.

Unë erdha dhe fola për herë të parë në historinë e manastirit me një apel për të mbrojtur Ukrainën, sovranitetin e saj, pavarësinë, fëmijët tanë dhe njerëzit tanë.

Një 27-vjeçare e cila u strehua në qendrat sociale u shpreh se nuk dëshiron që të ikë nga Ukraina.

Ne ikëm nga Kievi pasi filluan bombardimet, ndërsa ne ishim atje. Të jem e sinqertë, realisht nuk dua që të lë vendin tim, sepse unë e kuptoj që pas luftës do të duhet të rikthehemi.

Ajo gjithashtu ka besim se luftën do ta fitojë Ukraina.

Unë vërtet besoj në ushtrinë tonë, unë jam 1000% e sigurt se ne do të fitojmë. Është e vështirë, unë qaj çdo ditë sepse shtëpia ime ka mbetur atje. Ne sapo përfunduam riparimet në apartament dhe ai nuk është më, u bombardua komplet, një raketë goditi shtëpinë.

Sipas agjencisë të Kombeve të Bashkuara mbi 1 milionë e gjysmë ukrainas janë larguar nga vendi dhe qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur brenda territorit të vendit pas 24 shkurtit.