Papa Françesku: Konflikti në Ukrainë nuk është një operacion ushtarak, por një luftë. Lumenj gjaku po rrjedhin!
Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë "nuk është një operacion ushtarak, por një luftë" dhe e quajti Ukrainën një "vend martir" ku "lumenj lotësh dhe gjaku rrjedhin".
“Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lot. Ky nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që po çon në vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha Papa në fjalimin e tij javor para turmave të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit.
Komentet e tij janë një qortim për narrativën zyrtare ruse të shtyrë nga Kremlini, i cili këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një "operacion special ushtarak" i nisur për të "çmilitarizuar" Ukrainën.
Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen.
