Bonus martese 2000 €, nisma që rimburson dasmën për çiftet e reja

Rajoni i Lazios në Itali, i famshëm si lokacion nga çiftet e reja për të organizuar ceremonitë martesore, ka ndërmarrë një nismë të quajtur “Martohu në Lacio”, duke i bërë dhuratë dy mijë euro rimbursime çifteve për martesë. Programi që do të japë 10 mln euro, vjen si një përpjekje për të nxitur dasmat në zonën e goditur nga pandemia.

Pavarësisht nëse dasma është planifikuar në Romë, në një kështjellë apo në një plazh, rajoni i Lazios në Itali po dhuron 2000 euro për çiftet, në një përpjekje për të nxitur organizimin e dasmave në zonën e goditur nga pandemia.

Nisma ka për qëllim italianët dhe të huajt që do të martohen ose do të lidhin një marrëveshje bashkëjetese në zonë deri më 31 dhjetor 2022, të cilët duke siguruar deri në pesë fatura, do të marrin 2000 euro rimbursim për shpenzimet e dasmës. Rajoni ka gjithsej 10 milionë euro për këtë iniciativë.

“Programi është i domosdoshëm për të mbështetur një sektor që ka vuajtur shumë nga kriza ekonomike, por edhe në sektorin e turizmit duke ditur që ne mund të mburremi me çdo pjesë të rajonit tonë, i cili është një nga më magjepsësit në botë, falë edhe trashëgimisë të pakrahasueshme kulturore”, tha presidenti i rajonit, Nicola Zingaretti.

Që nga fillimi i pandemisë, në Lacio janë martuar 9 mijë çifte, ndërsa vetëm në vitin 2019 janë martuar më shumë se 15 mijë. Rajoni i Lacios është i famshëm jo vetëm për thesaret e Romës, por edhe për një sërë qytetesh mesjetare si dhe për Parkun Kombëtar Circeo, i pasur me florë dhe faunë që u krijua në bregdet.

Në ndër dasmat më të famshme në zonë ishte ajo e Tom Cruise dhe Katie Holmes, të cilët u martuan në kështjellën Orsini-Odescalchi në liqenin Braccano në 2006.