Nisma “strehë” për Ukrainën, nga NFT në bitcoin, solidariteti për ukrainasit në internet po shumëfishohet
Nëpërmjet një sërë nismash në internet, grupe vullnetarësh po japin ndihmë për të pritur ukrainasit që po largohen nga zona e konfliktit, por po ndihmojnë edhe ata që luftojnë nëpërmjet fondeve në kriptomonedha. Shuma e mbledhur globalisht është pothuajse 55 milionë dollarë.
Pak ditë pasi numri dy i qeverisë në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, dha dritën jeshile, duke kërkuar përmes Twitter-it donacione në bitcoin dhe ethereum, dy nga kriptovalutat më të përdorura në botë, në mbështetje të rezistencës së vendit, janë të shumta donacionet në mbështetje të popullatës të përfshirë në konflikt.
“Prihistok”, në gjuhën ukrainase "Strehë" lindi në vetëm 24 orë, një platformë inicimi e një grupi vullnetarësh, që ndihmon për t'i vënë ata që ikin nga lufta në kontakt me ata që kanë mundësinë t'i presin.
Ndërsa platforma financiare “Revolut” ka zgjeruar mundësinë e dhurimit direkt nga aplikacioni për klientët italianë, si duke rrumbullakosur koston e blerjeve online, ashtu edhe me donacione të dedikuara, të vetme apo periodike.
Një mbështetje e rëndësishme vjen nga bota e kriptomonedhave: sipas SlowMist AML, një kompani sigurie e bllokut që mban gjurmët e donacioneve të kriptove dërguar qeverisë dhe OJQ-ve kryesore të Ukrainës, shuma e mbledhur globalisht është pothuajse 55 milionë dollarë.
Mundësitë e mbështetjes dixhitale pushtojnë edhe fushën e artit. Grupi feminist “Pussy Riot”, i famshëm për protestat e tyre kundër presidentit rus Vladimir Putin, bashkoi forcat me grupet e kriptomonedhave Trippy Labs dhe UkraineDao për të nxjerrë në ankand një vepër arti NFT me flamurin ukrainas dhe për t'i dhuruar të ardhurat lëvizjes.
'Kthehu gjallë', është një tjetër fushatë që ka arritur të mbledhë deri tani mbi 7 milionë dollarë.

