Zelensky: Rusia po përgatitet të bombardojë Odesën, ky do jetë një krim lufte!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin e Odessës, në bregun e Detit të Zi në Ukrainë.

“Raketat kundër Odessës? Ky do të jetë një krim lufte”, tha ai në një fjalim televiziv.

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën Jugore që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Kherson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer kryesisht.

Pothuajse 1 milionë njerëz jetojnë në Odessa në bregun jugor të Ukrainës ku fliten të dyja gjuhët, ukrainase dhe rusisht dhe ka minoritete bullgare dhe hebreje.

Disa qytete janë bombarduar dhe granatuar dhe OKB-ja vlerëson se më shumë se një milion civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre nga luftimet.