Macron flet sërish me Putin, çfarë u diskutua në telefonatën që zgjati mbi një orë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën sërish me telefon të dielën, në një bisedë që zgjati një orë e 45 minuta, thotë presidenca franceze.
Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë është diskutuar. Të dy udhëheqësit kishin folur me telefon të enjten.
Macron është një nga disa liderë botërorë që kanë biseduar me Putinin ditët e fundit duke shpresuar të ndërmjetësojnë një armëpushim në Ukrainë.
Më herët të dielën, Putin foli me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili bëri thirrje për një ndërprerje urgjente të armiqësive, shkruan BBC.
Sipas një leximi të thirrjes nga Kremlini, Putin i tha Erdoganit se negociatorët e Ukrainës duhet të kenë një "qasje më konstruktive" në bisedime, "duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim".
“U nënvizua se pezullimi i operacionit special është i mundur vetëm nëse Kievi ndalon operacionet ushtarake dhe përmbush kërkesat e njohura ruse”, tha Kremlini.
Rusia e ka quajtur pushtimin e saj një "operacion special".
