Video nga kufiri Ukrainë - Poloni ku kanë hyrë deri tani mbi 700 mijë refugjatë ukrainas
Numri i njerëzve që kanë ikur nga pushtimi rus në Ukrainë ka arritur në 1.5 milionë, duke e bërë atë "krizën e refugjatëve me rritje më të shpejtë" të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara në një postim në tëitter.
LSA sjell video në kufirin Ukrainë Poloni, aty ku është dhe numri më i madh i refugjatëve.
Deri tani janë mbi 700 mijë refugjatë që janë vendosur në Poloni. Shumica qëndrojnë këtu për shkak se kanë familjarë dhe të afërm që kanë pranuar ti strehojnë.
Ndërkohë situata humanitare në Mariupol është jashtëzakonisht "e rëndë" me zhvendosje të mëdha të njerëzve, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), duke shtuar se shumë njerëz janë të bllokuar në strehimore pa ushqim, ujë apo energji elektrike.
Mirella Hodeib, ICRC Ukrainë, i tha Al Jazeera: "Kalimi i sigurt për civilët është një garanci sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. KNKK mirëpret çdo iniciativë për t'u ofruar afat civilëve që ikin nga konflikti.”
Palët në konflikt tani janë në negociata. NKK është e gatshme të lehtësojë lëvizjen e civilëve që dëshirojnë ta bëjnë këtë. Jemi gati që të arrihet marrëveshja e bazuar në mënyrë rigoroze në kushte humanitare”, shtoi Hodeib.
