Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar: Rusia synon zonat e populluara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 12:38
Inteligjenca ushtarake britanike thotë se forcat ruse po synojnë zonat e populluara në Ukrainë, por forca e rezistencës e ngadalësoi përparimin e tyre.
"Shkalla dhe forca e rezistencës ukrainase vazhdojnë të befasojnë Rusinë", thuhet në një përditësim, duke shtuar se Moska "është përgjigjur duke synuar zonat e populluara në shumë vende, duke përfshirë Kharkivin, Chernihiv dhe Mariupol”.
"Rusia ka përdorur më parë taktika të ngjashme në Çeçeni në vitin 1999 dhe Siri në vitin 2016, duke përdorur municione ajrore dhe tokësore", thuhet në përditësim.
Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po synon zonat civile, shkruan Reuters.
