Bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë. Mes tyre 2 fëmijë

Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti  Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes, 6 mars.

Mediet ndërkombëtare po filmonin në vendndodhje kur ajo që duket të ketë qenë një predhë artilerie ka goditur qytetin.

Në atë kohë një numër i madh civilësh po kalonte përmes postbllokut.

Organizatat mediatike në skenën e shpërthimit pranë Irpin thonë se të paktën tre civilë janë vrarë, duke përfshirë dy fëmijë.

CNN nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur viktimat.