Zelensky: Aeroporti civil në perëndim të Kievit është shkatërruar plotësisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 14:39
Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km (155 milje) në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.
Më herët Zelensku paralajëmroi se Rusia po përgatitet të bombardojë qytetin e Odesës në bregun e Detit të Zi në Ukrainë.
“Raketat kundër Odessës? Ky do të jetë një krim lufte”, tha ai në një fjalim televiziv.
Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën Jugore që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Kherson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer kryesisht.
