Presidenti i Ukrainës ka një ftesë për Elon Musk

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka ftuar sipërmarrësin e teknologjisë, Elon Musk të vizitojë Ukrainën pas luftës.

"Nëse keni kohë pas luftës, jeni i mirëpritur. Po ju ftoj", tha Zelensky.

Shefi i SpaceX tha se mezi priste ta vizitonte.

Musk i ka dërguar Ukrainës një kamion me terminale interneti Starlink, të cilat lidhen me shërbimin satelitor të kompanisë së tij dhe është zotuar të dërgojë më shumë këtë javë.

Qeveria po punon për të siguruar aksesin në internet të Ukrainës mes sulmeve ruse në infrastrukturën e komunikimit.