Ukraina: Më shumë se 11 mijë trupa ruse të vrarë. Rusia thotë se ka goditur bazën ajrore ukrainase
Më shumë se 11.000 trupa ruse janë vrarë që kur Moska filloi një pushtim në Ukrainë më 24 shkurt, tha Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.
Një ditë më parë, ushtria ukrainase vlerësoi viktimat ruse në më shumë se 10,000, por nuk raportoi viktima ukrainase.
Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes thotë se goditi dhe çaktivizoi bazën ajrore ushtarake të të Ukrainës pranë Starokostiantyniv me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë.
Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha: “Në mëngjesin e 6 marsit, sulmet u kryen nga armë me precizion të lartë me rreze të gjatë. Baza e forcave ajrore ukrainase pranë Starokostiantyniv ishte çaktizivuar."
Ai tha se një sistem raketor S-300 i kontrolluar nga Ukraina ishte shkatërruar gjithashtu dhe se Rusia rrëzoi 10 avionë dhe helikopterë ukrainas gjatë 24 orëve të fundit.
