Zelensky flet me Presidentin e SHBA-së dhe të Izraelit. Biden kërkon fonde shtesë për Ukrainën nga Kongresi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka biseduar sot, 6 mars me presidentin amerikan Joe Biden.

“Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, pata një tjetër bisedë me @POTUS”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Axhenda përfshinte çështjet e sigurisë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë”.

Zelensky foli gjithashtu me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, menjëherë pas takimit tre-orësh të Bennett me Vladimir Putin në Moskë, shkruan BBC

Megjithëse Izraeli është një aleat kyç i SHBA-së, Bennett është përpjekur të ruajë një marrëdhënie të mirë me Rusinë. Izraeli, me kërkesë të Zelenskit, ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Biden kërkon fonde shtesë për Ukrainën nga Kongresi

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se administrata e tij po punon ngushtë me Kongresin për të siguruar fonde shtesë për Ukrainën.

Biden e bëri deklaratën gjatë bisedës telefonike me Zelenskyn. Presidenti amerikan përsëriti mbështetjen e tij për Ukrainën dhe vlerësoi aftësinë dhe guximin e qytetarëve dhe trupave të saj.

Shtëpia e Bardhë nuk përmendi kërkesat e përsëritura të Zelenskyt ndihmë në krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

SHBA dhe vende të tjera të NATO-s kanë refuzuar kërkesa të tilla për shkak të shqetësimeve se mund të përshkallëzojë konfliktin.

Në vend të kësaj ata janë fokusuar në vendosjen e sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë dhe disa prej njerëzve të saj më të pasur, shkruan BBC

Ata gjithashtu kanë ofruar ndihmë ushtarake, mjekësore dhe humanitare për Ukrainën.