Ndodhi 1 vit më parë SPAK zgjat afatin e hetimit për autorët e vrasjes së Behar Sofisë
Është shtyrë hetimi për dosjen penale që bën fjalë për vrasjen e biznesmenit, Behar Sofia, i ekzekutuar në 25 shkurt 2021, në qëndër të Tiranës.
Vendimi mësohet të jetë marë nga prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e ka parë të nevojshme zgjarjen e afateve të hetimit edhe me 3 muaj të tjerë, për shkak të pritjes së disa përgjigjeve që janë të dobishme për këtë process hetimor.
Zgjatja e hetimit vjen në një kohë kur ngjarja e vrasjes së Behar Sofisë ka mbushur më shumë se 1 vit.
Ndërsa 5 autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë, shumë shpejt do përballet me akuzat e ngritura nga prokuroria e posaçme.
Jemin Sheraj, deri në këtë fazë të hetimit besohet të jetë njeriu që ka porositur vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa prokuroria ende nuk ka mundur të gjejë prova se kush është individi që ka financuar këtë vrasje.
Kamerat e sigurisë tregojnë se gati dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08:38, Jemin Sheraj, duket se i jep diçka të arrestuarit Skënder Vathit, i prezantuar si “Dajo”, që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër.
Sheraj më pas largohet nga lokali, ndërsa Skënderi vijon të qëndrojë në ambjentet e brendshme edhe disa minuta më pas.
Nga të dhënat e deritanishme, prokuroria posedon kamerat e sigurisë dhe dëshminë e bashkëpuntorit, Ernejt Shytit, që pranon se fotografinë e viktimës ja dha shoku i fëmijërisë Xhuljano Visha.
Ky i fundit ishte kontaktuar nga i afërmi i Vathit, Leonard Xhixha, një ish-i dënuar për vrasje me porosi të mbetur në tentativë dhe që së bashku me tre të tjerët mbahet në paraburgim për vrasjen me paramendim të kryer në bashkëpunim në formën e Grupit Kriminal, të biznesmenit Behar Sofia.

