Strazimiri: PD është fituese në Shkodër, Durrës, Dibër dhe Lushnje, Brava do të ndëshkohet
Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri i ftuar në RTV Ora, u shpreh se nuk mund të pritet drejtësi nga një reformë që është bërë politike tashmë.
Ai tha se janë shumë gjëra që dihet tashmë publikisht, por vetëm SPAK-u nuk i sheh dhe fle gjumë në raport me to.
Strazimiri: Kjo qeveri e kthyer në një parajsë vendin për narko-trafikut të drogës, është e njëjta qeveria që po injekton paratë e kokainës. Është e njëjta qeveri që bëri reformën e drejtësisë politike. Nga kjo drejtësisë nuk mund të pritet gjë tjetër veçse gjumë. Të gjithë i dinë këto gjëra, por vetëm SPAK-u hesht për to.
Strazimiri foli edhe për situatën zgjedhore të 6 marsit duke thënë se Grupi i Rithemelimit do të fitojë në Shkodër, Durrës, Dibër dhe Lushnje.
Strazimiri: PD është fituese në Shkodër, Durrës, Dibër dhe Lushnje. Grupim i Bravës do të dalë nga këto zgjedhje me aq sa meriton dhe do të ndëshkohet nga ata që kërkojnë një opozitë të vërtetë. Kandidati ynë është vërtetë një përfaqësues i qytetarëve dhe i opozitës reale në vend.
