Strazimiri: Serbia është një Rusi e vogël, prandaj Open Ballkan nuk duhet marrë seriozisht

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri i ftuar në RTV Ora, u shpreh se nëse ka një vend që quhet Rusia e vogël në Ballkan, ajo është Serbia.

Ai tha se lufta në Ukraine ka treguar se Ballkani i Hapur nuk është ajo që thuhet dhe se Serbia është përballë botës demokratike me vendimet e saj.

Strazimiri: Nëse ka një vend që quhet Rusia e vogël në Ballkan, ajo është Serbia. Ka qenë gjithmonë kështu. Ne kemi qene për shumë arsye që Ballkani i Hapur nuk është ai që thotë dhe nuk ka qëllim për atë që shkruan. Vetë aktorët që e kanë luajtur këtë nuk duhet të ishte marrë seriozisht. Aktualiteti në Ukrainë e sjell këtë gjë, kur e gjitha bota i ka  vendosur barriera dhe sanksione Rusisë, ndërsa Serbia është treguar anti-perëndimore dhe anti-demokratike.

Besoj se ky është momenti që të vendosemi në anën e botës demokratike përballë Serbisë. T’i vendosësh Rusisë sanksione dhe të bashkëpunosh me Serbinë kjo është krejt pa sens. Ndërkohë që Shqipëria nga viti 2014 është futur në garën e drogërave të forta. Mafia dhe bandat shqiptare me bazë në Shqipëri tashmë bën ndërlidhjen me hemisferat e globit duke e sjellë në vendin tonë dhe më pas e shpërndan.

Strazimiri theksoi se garancia për trafik droge në vendin tonë është një garanci shtetërore që ka vetëm një emër sipas tij, Edi Rama.

Strazimiri: Garancia për këtë trafik droge është garanci shtetërore. Unë mendoj se edhe ën vitin 2016 DEA amerikane u detyrua që të hapte një zyrë këtu dhe ky nuk ishte një sukses, por kishte lidhje me faktin se vendin ynë ishte kthyer në një probleme për trafikun e kokainës. Situata ka një emër dhe ai është Edi Rama dhe qeveria e tij. Ministrat e tij dhe drejtorët e tij janë ose në burg ose në kërkim. Janë njerëz që ai i ka mbrojtur me heroizëm edhe kur janë kapur me presh në duar.