Kosova dënon agresionin rus, deputetët në Kuvend me flamurin e Ukrainës, Lista Serbe s'e voton rezolutën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë kundër agresionit rus, deputetët të cilët mbanin në duar flamurin e Ukrainës kanë votuar unanimisht, përveç atyre të Listës Serbe. Kryetarja e Grupit Parlamentar e krahasuan Putinin me Millosheviçin.

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lista Serbe nuk e votoi rezolutën, deputetët braktisën seancën në kohën kur po mbahej votimi.

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, e ka krahasuar situatën e Ukrainës sot me atë të Kosovës në gjatë luftës dhe u shpreh se Vladimir Putin sot është Sllobodan Millosheviçi i djeshëm.

Rezoluta ndër të tjera i hap rrugë Kosovës të pranojë rreth 5000 refugjatë ukrainas. 

Kosova dënon agresionin rus, deputetët në Kuvend me flamurin e