Ikën edhe Çmimi i Madh i Rusisë, FIA e përjashton nga Formula 1

Rusia po humbet ushtarë në konfliktin me Ukrainën por humbjet më të rënda duket se po i merr jashtë terrenit ku po zhvillohet ky konflikt. Krahas sanskioneve të rënda financiare, Rusia po shkëputet totalisht nga çdo aktivitet sportiv pasi po dënohet masivisht nga çdo organizëm ndërkombëtar.

E gjitha kjo bëhet për të distancuar dhe që Moska të kuptojë se po bën diçka të gabuar.

Sot u zyrtarizua edhe largimi i Çmimit të Madh të Rusisë nga Formula 1 teksa FIA mori vendimin drastik duke e përjashtuar nga kalendari.

FIA njoftoi se është e pamundur të garosh në një vend i cili ka nisur një invasion masiv ndaj vendit fqinj teksa prishi dhe kontratën me organizatorët e garës që do të zhvillohej në Sochi këtë vit ashtu si herët e tjera.

Kontrata skadonte në vitin 2025 dhe kishte terma të rëndësishëm financiarë por kjo nuk e ndaloi FIA-n ta prishte për shkak të situates që ka krijuar Rusia në Ukrainë./Ora News/.