Guxholli: Rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe në vitin 2023, qeveria të mendojë për njerëzit

Rritja çmimeve të karburanteve por edhe produkteve ushqimore, është kthyer në një shqetësim për qytetarët në vendin tonë. Ndërkohë është rritur frika për rezerva ushqimore, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndërkohë ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, se nuk ka vend për panik pasi vendi ynë nuk furnizohet vetëm nga Ukraina dhe Rusia por edhe nga vende të tjera të Europës.

Suzana Guxholli: Rritja e çmimeve ka filluar t’i tremb shqiptarët, pasi kjo rritje ka kohë që ka filluar. Kohët e fundit rritja e çmimeve është pasojë e kushteve të jashtme, të cilat nuk varen nga ne.  Çmimi i karburantit është shumë më i shtrenjtë se vendet e tjera sepse ngarkohet me shumë taksa. Po kështu ndodh edhe me çmimet e tjera. Çmimet e tjera i ngarkon TVSH, por nga ana tjetër rritja e tyre bëhet shumë e ndjeshme sepse ne kemi paga  shumë të ulëta.

Nuk do vdesim dhe nuk do boshatisen raftet sepse ky është një fenomen mbarë botërorë dhe furnizues me mallra nuk është Rusia dhe Ukrainës por janë dhe vende të tjera të Evropës. Nuk ka vend për të bërë panik.

Ndër të tjera ajo paralajmëroi se rritja e çmimeve të produkteve mund të vazhdojë edhe në vitin 2023.

Nga ana tjetër ajo i ka bërë thirrje qeverisë që paratë t’i investojë aty ku duhet dhe të kujdeset për njerëzit.

Suzana Guxholli: Popullsia duhet të jetë e përgatitur për vuajtje varfërie nën presionin e rritjes së çmimeve. Thuhet se rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Organizmat ndërkombëtar vazhdimisht e kanë paralajmëruar qeverinë tonë të rrisë fondin për situatat e papritura. Qeveria duhet të mendoj për njerëzit. Po të shikojmë buxhetin e këtij viti, me gjithë sugjerimet që i janë bërë qeverisë nga Banka Botërore, dhe FMN përsëri ka fonde të drejtuara atje ku duhet.

 Paratë nuk duhet të ishin drejtuar në infrastrukturë për në shëndetësi, në projekte produktive. Nga ana tjetër borxhi shumë ilartë, është tregues që i bën të errëta parashikimet për të ardhmen. Kujdesi i qeverisë duhet të jetë maksimal.