OKB rezolutë kundër Rusisë, Yuri Kim: Historike, SHBA krenare që e hartoi bashkë me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 18:49
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me 141 vota pro rezolutën ku i kërkohet Rusisë të ndalë sulmin ndaj Ukrainës.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur miratimin e rezolutës dhe e quan votimin historik. Kim gjithashtu është shprehur krenare që SHBA hartoi bashkë me Shqipërinë rezolutën.
Kim: Më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së votuan pro rezolutës që denoncon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Shtetet e Bashkuara janë krenare që ishin bashkë-penëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë.
The last time UNGA voted like this in an emergency session was 1982 https://t.co/LQIvZXg7js
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 2, 2022