Dajana Shabani: Çdo gjë në jetë e kam pasur dy, ja si u rrita nga një familje intelektuale shkodrane

“Lum ai që rritet nga familje të shëndosha e me njerëz të mirë” vlen patjetër kjo shprehje për këtë histori të veçantë të Dajana Shabanit.

Teksa prezantonte emisionin e saj D-Night, ajo ndau me të gjithë publikun një histori personale të saj duke treguar se është rritur nga një familje shkodrane intelektualësh.

Ata edhe sot e kësaj dite nuk mundën të kishnin fëmijë, por Dajana që në vogëli u dha tjetër shije e kuptim jetës së tyre.

Dajana: Të dyja gjërat i kam marrë gjithmonë në jetë. Ja të tregoj një histori dhe është e vërtetë. Kur linda unë jam rritur patjetër nga prindërit e mi, por më tepër jam rritur nga një familje shkodrane dhe i kisha ngjitur. Unë shkova aty isha 2 vjeçe ose pak më e vogël dhe i gërvish derën. Ajo e hapi derën dhe unë u futa direkt e i thashë “unë dua bukë”

Çifit ishte një inxhinier dhe një mësuese Gjuhe-Letërsie dhe ka bërë fjaloret shqip-shqip dhe sot e kësaj dite ata nuk kanë fëmijë.  Iu hyra aq shumë në zemër sa më tepër rrija atje sesa te shtëpia ime. Nuk e dija se kus ishte sheqeri te shtëpia ime, nuk idja asgjë fare.

Kështu që, qëkur isha e vogël kam qenë me fat. Pra dy familje.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: