Durrës: Makina përplas nënën me dy vajzat. 18 vjeçarja humb jetën, nëna dhe e motra në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qerret-Durrës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia bën me dije një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetase këmbësore, nëna me dy vajzat e saj.

Floriana Kolgjini, 18 vjeç ka humbur jetën ndërsa ndodhen në spital e ëma dhe vajza tjetër. 

“Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.