Vonohet "princi i Tiranës", Veliaj shkon me vonesë në festën e Besëlidhjes së Lezhës

Këtë të mërkurë është festuar në Lezhë 578 vjetori i Besëlidhjes së Princave shqiptarë. Teksa atje ishin mbledhur të gjithë krerët e bashkive dhe komunave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kryebashkiaku i Tiranës u vonua 1 orë për të mbërritur në aktivitet.

Të gjithë ishin mbledhur për të festuar 578 vjetorin e Besëlidhjes së Princave shqiptarë në Lezhë.

Kryetarë komunash e bashkish nga gjithë trevat shqipfolëse u bënë bashkë në Lezhë në këtë ditë historike për vendin tonë.

Por, teksa të gjithë ishin aty, asnjë aktivitet për këtë datë historike nuk nisi pa ardhur edhe Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Me gjasë për t’u dukur i rëndësishëm në Lezhë, Veliaj mbërriti një orë me vonesë, ndërsa edhe pse qindra kilometra më larg kreu i Komunës së Prishtinës Përparim Rama arriti fiks në kohë.

E teksa “princi” nga Tirana arriti më në fund, të pranishëm përsëritën nevojën për të qenë të bashkuar në çdo moment.

"Le të jetë ky mësimi që edhe ne të veprojmë dhe të mos vonojmë. Sa më të ndarë, aq më të përshtatshëm për tu gllabëruar. Ne po shohim edhe nga zhvillimet e reja se historia e perandorive me synime për ekspancione nuk mbaron ndonjëherë", tha Përparim Rama.

578 Vjetorin e besëlidhjes së Lezhës e përshëndetën nga rrjetet sociale dhe krerët e institucioneve në vendin tonë.

Vonohet "princi i Tiranës", Veliaj shkon me vonesë në