Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Lega: Shqipëria probleme me krimin e korrupsionin
Reporterët për Shqipërinë, Izabel Santos dhe Kuçuk kërkojnë që BE ti japë dritën jeshile vendit tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, pasi sipas tyre Tirana zyrtare i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura për këtë fazë.
“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kërkesat për Konferencën e parë Ndërqeveritare, nëse Unioni heziton, vetëm humbin kohë dhe terren.”
Por ndryshe nga kolegët e tij reporteri David Lega pretendon se Shqipëria ka ende punë për të bërë sidomos në sektorët që ka shfaqur problem.
“Shqipëria ka bërë progres në disa reforma për të shkuar drejt Konferencës së Parë Ndër qeveritare, por në disa të tjera ende jo. Parlamenti evropian e pranon që ka pasur progres në disa reforma veçanërisht në atë të drejtësisë por në të njëjtën kohë nuk mund të injorojmë problemet e vazhdueshme me korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe një mungesë progreso ndaj lirisë së medias.”
Nga ana tjetër Shqipëria pretendon se pengesë për të shkuar në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mbetet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
