“Benzi” përplas biçikletën, humb jetën 56 vjeçari në Divjakë, arrestohet i riu

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Divjake- Çerme.

Burimë për Ora Neës, bëjnë me dije se mjeti tip “Benz” i drejtuar nga  E.C 18 vjeç ka goditur shtetasin A.G, 56 vjeç i cili po udhëtonte me biçikletë. Goditja ka qenë fatale dhe 56 vjeçari ka ndërruar jetë.

18-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes më pas është identifikuar dhe ndaluar nga Policia.

 

Sipas te dhënave shpejtësia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit kanë qenë dhe shkaqet e aksidentit.