Ju flet Moska - Me Ballkanin e Hapur qartësisht flet Moska, pikëpyetja në Washington
Me Ballkanin e Hapur qartësisht flet Moska, pikëpyetja në Washington ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Fillimi i luftën në Ukrainë ka bërë që të vlerësohet nisma për Ballkanin e Hapur dhe këtë gjë e ka bërë vetë Rama për shkak të qëndrimit të Serbisë.
Serbia nuk është bashkuar me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, por është shprehur për integritetin e Ukrainës, që është një fjalë boshe.
Rama pas nisjes në Ukrainë thotë që e ka ditur aleancës serbo-ruse para se të sulmohet Ukraina.
Serbia nuk ka vënë sanksione duke sfiduar qëndrimin e BE-së, ama për të përfituar edhe nga Rusia edhe nga Bashkimi Evropian, duke zbatuar atë qasjen e Titos.
Çfarë interesi ka Shqipëria në këtë nismë, ku përfiton Serbia dhe asaj i duhet Ballkani i Hapur për të mbuluar këtë lojë që bën me Rusinë? Si nismë ka lindur kur është sulmuar Ukraina në 2014.
Vuçiç është duke u shtirur si konstruktiv dhe do të justifikojë qëndrimin e dyfishtë në Ballkan kundrejt Rusisë. Kjo është një pikëpyetje e madhe.

