Bien infektimet nga Covid-19, 36 raste të reja, 5 viktima dhe 51 të shtruar në spitale

Pesë viktima dhe 36 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur t'i mbijetojnë Covid-19 një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 16 raste të reja 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.

Janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë

Statistika (28 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë        313

Të shtruar në spitale          51

Humbje jete në 24 orë        5

Testime ditore                1,273

Testime totale                1,743,290

Raste pozitive                 271,563

Raste të shëruara           265,588

Raste Aktive                        2,506

Humbje jete                         3,469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               699

Fier                   335

Elbasan             316

Lezhë               245

Vlorë                182

Berat                174

Gjirokastër      137

Kukës               131

Durrës              106

Shkodër           106

Korçë               60

Dibër                15