Yuri Kim takohet me Xhaçkën, Sorecën dhe Shkurov: SHBA, BE dhe Shqipëria në krah të Ukrainës

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori ne BE-së, Soreca dhe ambasadorin ukrainas në vendin tonë.

Takimi i sotëm ka pasur në fokus luftën dhe situatën në Ukrainë, ndërsa është shprehur mbështetje ndaj Ukrainës.

“Së bashku me Olta Xhaçkën dhe Luigi Soreca duke iu shprehur Ambasadorit të Ukrainës, Volodymyr Shkurov solidaritetin tonë dhe mbështetja për Ukrainën. SHBA, BE dhe Shqipëria e të tjerët në mbarë botën qëndrojnë së bashku me vendosmëri duke kërkuar që Rusia të ndalojë pushtimin e saj të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës.

SHBA do të vazhdojë të punojë me BE-në dhe Shqipërinë e aleatë dhe partnerë të tjerë për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e vetvetes. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të marrim masa konkrete, duke përfshirë sanksionet e paprecedentë, për të mbajtur përgjegjës qeverinë dhe zyrtarët rusë për veprimet e tyre.”