Dhurata Çupi: Komisionin Hetimor për incineratorët deshën ta kthenin në show, s’ia arritën

Deputetja e PD Dhurata Çupi, është shprehur se puna e komisionit hetimor të ngritur për incineratorët,  është tentuar që të kthehet në show, por sipas saj kjo gjë nuk është arritur.

Në një intervistë për Ora News, Çupi është shprehur se shqiptarët në rastin e denoncimit të incineratorëve panë një opozitë që u shkon deri në fund denoncimeve që bën

Dhurata Çupi: Puna e komisionit hetimor ka qenë një nga punët më efiçente të Komisioneve hetimore në praktikën parlamentare. Ka qenë një punë që është tentuar të kthehet në show, por nuk është arritur. rasti konkret nuk është një show, shqiptarët kanë parë një opozitë që i qëndron fortë asaj që ka denoncuar dhe është në krah të shqiptarëve, që asnjë lekë i buxhetit të mos shkojë dëm.

Ndër të tjera ajo tha se provat  dhe faktet që kanë do i dorëzojnë në SPAK, ndërsa theksoi se do ta mbështesin këtë të fundit për zbardhjen e kësaj çështje.

Dhurata Çupi: Provat dhe faktet që kemi do i depozitojmë në SPAK, dhe ne kemi besim dhe SPAK ka mbështetjen tonë për të zbardhur këtë çështje. Çdo dosje që kemi në PD ne do ua tregojmë shqiptarëve dhe do t’ua komunikojmë organeve të drejtësisë që pandëshkueshmëria të marrë fund. Ne duhet t’i japim  fund pandëshkueshmërisë, dhe administrata  shtetërore duhet të jetë e përgjegjshme kur të firmosi dhe kur të nënshkruaj në emër të shqiptarëve.