Buxhuku: Në Ukrainë edhe në luftë funksionon shteti, në Shqipëri nuk funksionin as në paqe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 21:35
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë u shpreh se edhe pse në kushte lufte është një shtet funksional.
Sipas tij, përtej imazhit të Rusisë të frikshëm, kaq një realitet që duket se ushtarët rus janë të pastërvitur dhe të pa ushqyer.
Buxhuku: Ukraina shtet funksional edhe në kushte lufte. Funksionojnë shërbimet publike, funksionon shteti. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe për të bërë krahasime me Shqipërinë, që nuk kemi shërbimet bazë as kur jemi në kushte paqeje.
Kjo situatë më ka bërë shumë përshtypje në funksionimin e shtetit dhe bashkimi i komunitetit lokal dhe banorëve. Përtej imazhit të Rusisë të frikshëm, kaq një realitet që duket se ushtarët rus janë të pastërvitur dhe të pa ushqyer.
