Pushtimi i Ukrainës, solidarizohen qytetarët e Elbasanit, ndezin qirinj në nder të jetëve të humbura në luftë

Qindra qytetarë elbasanas janë solidarizuar me popullin e Ukrainës i cili prej disa ditësh është duke vuajtur pasojat e luftës  me Rusinë.

Në shenjë solidariteti dhe për të bërë një homazh për të gjithë jetët e humbura nga kjo luftë, qytetarë të Elbasanit, përfaqësues të pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga Konsullata Ukrainase në vendin tonë ndezën qirinj në bulevardin kryesor të Elbasanit.

Konsulli i Ukrainës u shpreh se populli i Ukrainës ka nevojë për ndihmë nga kushdo që mund të ndihmojë ndaj bëri thirrje për solidarizim.

“Thirrja për protestë është njerëzorë është humane dhe njerëzor. Kërkesa për protestëëhstë në solidaritet për Ukrainën. Qytetarët janë përgjigjur thirrjeve, qoftë me produkte por edhe me veshmbathje, ju falënderoj shumë. “- u shpreh ai.

Organizuesi i këtij aktiviteti Erion Murataj u shpreh se kjo erdhi si një nismë për të përcjellë mesazhin se çdo njeri meriton të jetoj i lirë.

“Mendoj se është detyrë qytetare për secilin që do lirinë. Liria nuk ka kombësi. Shqipëria është një nga vendet që ka vuajtur agresion dhe si e tillë mendoj se çdo qytetar duhet të jetë sot në krah të Ukrainës. Duhet të jemi në krah të tyre, sepse nëse tolerojmë sot në agresion edhe ne nesër mund të jemi në një situatë të tillë.”- tha ai.

Edhe nënkryetari bashkisë së Elbasanit ofroi dhe bëri thirrje për mbështetje për popullin ukrainas gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Bashkia Elbasan vlerëson çdo nismë, që në këtë rast ka të bëjë me një vlerë kaq të madhe siç është ajo e lirisë. Çdo nismë është për t’u lavdëruar.”  tha Jetjon Gjura Nënkryetar i Bashkisë Elbasan

Si një shenjë solidariteti muri historik i kalasë së Elbasanit u vesh me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Po ashtu qytetarët kanë ndezur qirinj në nder të jetëve të humbura.