Rrapaj: Jemi buzë gremine, rreth 20% e fermerëve shqiptarë eksportojnë në Ukrainë, humbet tregu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 22:03
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Agim Rrapaj, kreu i Agro-biznesit u shpreh se vendi ynë ka probleme qysh me pandeminë dhe tërmetin.
Ai tha se me nisjen e luftës do të ndikojnë negativisht pasi do të ketë rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Rrapaj: Kemi probleme të trashëguara. Tërmeti dhe pandemia na goditën rëndë. Paketa fiskale e bujqësisë një tjetër goditje. Negativisht ndikuan edhe rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare si dhe ndryshimet e klimës. Jemi në buzë të greminës. Me Ukrainën marrëdhënie import-eksporti. 20% e fermerëve eksportojnë në Ukrainë, humbasin tregun.

