Rrapaj: Çmimi i bukës do të rritet, nuk i përballojmë luhatjet, shteti e ka marrë shumë lehtë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Agim Rrapaj, kreu i Agro-biznesit u shpreh se çmimi i bukës do të rritet dhe se do të ketë edhe rritje të tjera.

Ai tha se Disa lëndë të para vinin me çmime dyfish më të larta para konfliktit në Ukrainë, ku kompanitë nuk kanë fuqi të përballojnë këto luhatje dhe shtoi se situata është marrë shumë lehtë nga shteti.

Rrapaj: Çmimi i bukës do të rritet. Ka rritje kostosh në të gjitha aspektet, këto kosto do shkarkohen te konsumatori se po u shkarkua te kompania ajo falimenton. Duhet që shteti të ndërhyjë që qytetarët të mos përballen me rritje çmimesh.

Nuk mund të themi që do kemi mungesë të miellit dhe vajit se ka tregje të tjera. Disa lëndë të para vinin me çmime dyfish më të larta para konfliktit në Ukrainë. Kompanitë nuk kanë fuqi të përballojnë këto luhatje. Situata është marrë shumë lehtë nga shteti.