Puma: Situata në Rusi e qetë, por njerëzit janë të dëshpëruar, janë kundër luftës
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, reporteri Misha Puma u shpreh se situata në Rusi është e qetë, por janë njerëzit të dëshpëruar dhe të pakënaqur.
Ai tha se njerëzit në Rusi mendojnë se lufta nuk do të zgjasë sepse ata janë kundër dhe se mediat opozitare transmetojnë lajmet e agjencive ndërkombëtare
Misha Puma: Situata në Rusi e qetë, njerëzit të dëshpëruar, të pakënaqur. Asnjë nga njerëzit e thjeshtë nuk e do këtë luftë vëllavrasëse. Disa sanksione po prekin njerëzit e thjeshtë, p.sh ndalimi i fluturimeve. Njerëzit në Rusi mendojnë se lufta nuk do të zgjasë sepse ata janë kundër. Ka pengesa në rrjetet sociale "Facebook" dhe "Instagram".
Mediat opozitare transmetojnë lajmet e agjencive ndërkombëtare, mediat zyrtare nuk i japin informacionet. I vetmi shqetësim është pezullimi i kursit të këmbimit në euro dhe dollarë. Çmimet e ushqimeve dhe karburanteve nuk janë rritur akoma.

