Betonieret s'preken, mjetet e rënda "pushtojnë" Tiranën, qytetarët: Veliaj hajduti më i madh
Angazhimi publik i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndaluar betonieret dhe makineritë e rënda gjatë ditës zgjati shumë pak. Brenda qytetit të Tiranës prej javësh makineritë e rënda dhe betonieret lëvizin lirshëm në çdo orë të ditës. Qytetarët thonë se thyerja e premtimit nga Veliaj i ka bërë ata të humbasin besimin te premtimet e Kryebashkiakut, i cili nuk zbaton as urdhrat që jep vetë.
"Ne kemi ndaluar totalisht makinat e rënda si kamionët, betonieret gjatë kohës që ka aktivitet, sidomos aktivitet mësimor."
Por angazhimi i kryebashkiakut Veliaj për të ndaluar betonieret dhe makineritë e rënda gjatë ditës zgjati shumë pak.
Brenda qytetit të Tiranës prej ditësh makineritë e rënda dhe betonieret lëvizin lirshëm në çdo orë të ditës.
Lëvizja e betoniereve në rrugët e kryeqytetit është kthyer si më parë, duke rënduar jo vetëm trafikun por duke thyer dhe premtimin e Kryebashkiakut.
"Pra ndalohen nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të darkës."
Sipas vendimit të Bashkisë, makineritë e rënda dhe betonieret do të ndalohen që të qarkullojnë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Por pyetja është se përse nuk po zbatohet ky vendim?
Qytetarët thonë se e kanë humbur besimin te kryebashkiaku i Tiranës, i cili në qytetin që drejton nuk zbaton as urdhrat që jep po ai vetë.
"Ai gënjen, në çdo fjalë gënjen. A tha që do i heqë?"
"E di ai që merr lekët."
"E thyen ligjin Erion Veliaj. Erion Veliaj hajduti më i madh, e shkatërroi Tiranën, e ka bërë gjithë pallate e kulla."
Ndërkohë policia bashkiake e cila përgjegjësi që të zbatojë vendimin e bashkisë Tiranë nuk e ka përmbushur këtë detyrë duke e lejuar që betoinieret të lëvizin lirshëm në kryeqytet.
