A mjaftojnë sanksionet e Perëndimit për të zbrapsur Rusinë? Shkurov: Të gjithë e kuptojnë frikën e Luftës së Tretë Botërore
Në përgjigje të pushtimi të Ukrainës, vendet e BE, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.
Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, thotë se sanksionet janë shumë të rënda dhe shpreson se përmes tyre do të mund të ndalin agresorin rus.
Shkurov: Sanksionet janë të vendosura dhe janë të dukshme. Sot në Bruksel ka pasur diskutime dhe konsultime të tjera për të vendosur sanksione shtesë. Siç është bërë dhe nga ana e SHBA-ve apo Anglia. Kanë përfunduart një paketë të re snaksionesh ku përfshihet dhe komunikimet satelitore, fusha të tjera bankare, shkëputje e vendit agresor edhe nga sistemi i pagesave të tilla si viza materkart dhe përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Këto janë sanksione të diskutuara shumë të rënda.
I pyetur nëse këto sanksione mund ta ndalin Rusinë, duke marrë parasysh dhe deklaratën e sotme të presidentit ukrainas i cili tha se jemi të vetëm përballë agresionit rus, ambasadori Shkurov është optimist dhe ende nuk shfaq zhgënjim nga Perëndimi.
Shkurov: Nuk është një pyetje e lehtë por sot Ukraina shpreson që përmes këtyre sanksioneve të rënda do të arriojmë të ndalojmë agresorin.Të gjithë e kuptojnë frikën e Luftës së Tretë Botërore.
