Heronjtë e luftës në Ukrainë, marinari hedh veten në erë për të ndaluar tanket ruse, ushtarët vriten në kufi për të mos dorëzuar ishullin
Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, ndau me publikun shqiptar edhe disa akte heroike të ushtarëve ukrainas që janë sakrifikuar jetën për vendin e tyre.
Shkurov: Do të doja të flisja për disa akte heroike që po na vijnë. Dje afër një qyteti ëshë marrë një vendim për të minuar një urë, ishte një urë ku duhet të kalonte bateria e tankeve. Një inxhinier i marinës e kishte për detyrë të minonte urën, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme por nuk pati kohë të largohet. Rezultati, ai ka marrë vendimin për tu vetëhedhur në erë. Ura është shkatërruar por kemi një viktimë shtesë. Kalimi i tankeve është parandaluar. Ka edhe një rast tjetër që ka ndodhur dje. Është një ishull që ne e quajmë ishulli i gjarpërinjve, ishin 13 ushtarakë kufitarë që po e mbronin, atje u afrua një varkë ushtarake ruse dhe ju propozoi ushtarëve të dorëzoheshin. Si përgjigje ata kanë marrë që nuk do të dorëzohen. Ata janë vrarë dhe ishulli është shkatërruar.Këta janë heronjtë tanë.
