Policia aksion blic në Vlorë, kontroll makinave të luksit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2022, 11:23
Policia e Vlorës, ditën e sotme, 25 shkurt ka zhvilluar një sërë kontrollesh në rrugët kryesore të qytetit, kryesisht ën automjete.
Kontrollet vijojnë për automjetet me xhama të zinj, personat që mbajnë armë,automjetet pa dokumentacion.
Kryesisht për kontroll janë ndaluar makinat e luksit dhe ato që kanë xhama të zinj.
Pikat e kontrollit janë vendosur në hyrje të qytetit, në rrugën Transballkanike si dhe në rrugën e Unazës së Madhe.
Mësohet se është ndaluar një numër i madh automjetesh.
