Kryemadhi publikon fotot: Ja kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me ITS e Klodian Zotos
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vazhdon denoncimet në lidhje me çështjen e incineratorëve, të cilësuar si afera më e madhe korruptive.
Kryemadhi shprehte se të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të incineratorëve, pagesat e të cilave janë bërë nga taksat e shqiptarëve sipas saj.
Bashkangjitur postimit në Facebook, Kryemadhi ka ndarë foto të cilat sipas saj tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
Kryemadhi: Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.
Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve.

